Totenhemi injoron Anglinë, s’ ka prishur as edhe një sterlinë të vetme!

Edhe ky sezon transferimesh kaloi nën shenjën e klubeve të Anglisë, ndërkohë që klubet e Premier Ligës angleze po shpenzojnë para të çmendura, ndërsa në krye të listës ndodhet Mançester Siti. Shpesh thuhet se paratë e mëdha nuk ta garantojnë suksesin, por klubet më të mirë të Anglisë po e anashkalojnë këtë rregull dhe, këtë vit, ata po prishin para si rrallë herë më parë.

Shumat janë marramendëse dhe, në jo pak raste, e kalojnë vlerën e vërtetë të lojtarit, ndërsa pritet që kjo “çmenduri” të vazhdojë deri në fund të këtij sezoni transferimesh.

Shpenzuesi më i madh, momentalisht, është Pep Guardiola, Siti i të cilit, deri tani, ka prishur 212 milionë sterlina. Një vend befasues në listën e lartpërmendur zë nënkampioni i sezonit të kaluar të Premier Ligës, Totenhemi, që, deri tani, nuk ka prishur as edhe një sterlinë të vetme dhe nuk ka marrë asnjë përforcim të ri!

Sfidanti.al