Totenhemi e Man. Siti, çfarë katastrofe është kalendari i festave!

Skuadrat angleze janë shumë të njohura për ngarkesën e jashtëzakonshme gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa ditët e pushimit janë të numëruara. Mediat ishullore publikuan kalendarin e kësaj periudhe në Premier Ligë apo edhe në gara të tjera, dhe skuadrat me më pak fat ishin Totenhemi dhe Mançester Siti. Ekipet e Zhoze Murinjos dhe Pep Guardiolës do të luajnë 12 ndeshje në këtë periudhë, ndërsa i bie mesarisht nga 2 ditë mes dy ndeshjeve, pra vështirë se mund të flitet për stërvitje, por për shlodhje dhe ndeshje futbolli.

Sfidanti.al