Tifozët dëbojnë arbitrin nga ndeshja, por Liverpuli ka problem mungesat!

Quhet Dejvid Kut (David Coote) dhe ishte në krye të shërbimit të teknologjisë në ndeshjen Everton-Liverpul që përfundoi 2-2 për Premier Ligën. Ndodhi që po këtë arbitër ta caktonin në ndeshjen e kësaj fundjavë të Liverpulit me Leisterin, por autoritetet u tërhoqën pas zemërimit të madh publik që shpërtheu në rrjetet sociale. Arsyeja ishte e fortë, pasi Kut ishte në krye të VAR-it në “Gudison Park” dhe lejoi që ndërhyrja me dëmtim e portierit Pikford ndaj Van Dajkut të kalonte pa asnjë ndëshkim. Mbrojtësi i Liverpulit që nga ajo ndeshje mbylli sezonin.

Gjithsesi, problemet kryesore për ekipin e Jurgen Klopit këtë herë nuk pritet të vijnë nga teknologjia, por nga mungesat. Kampionët pritet të kenë 9 lojtarë minus, mes të cilëve Van Dajk, Tiago Alkantara, Fabinjo, Aleksandër-Arnold, Gomez, Okslejd-Çembërlen të dëmtuar, si dhe Salah me koronavirus. Kapiteni Xhordan Henderson është në dyshim. Formacioni i mundshëm i Liverpulit është ky: Alison, Uilliams, Matip, Filips, Robertson, Vajnaldum, Milner, Keita, Mane, Firmino, Zhota.

Sfidanti.al