Te gjithe duan Salah? Liverpool kerkon 228 mln Euro

Mohammed Salah po ‘çmend’ te gjithe klubet ne Evrope. Sulmuesi i Liverpulit kete sezon ka shenuar 36 gola ne te gjitha kompeticionet gje qe shpjegon se perse te medhenjte e Kontinentit te Vjeter e duan kartonin e tij. Se fundmi per egjiptianin kane shfaqur interesin Paris Sen Zhermen, Barcelona e Real Madrid.

Por mesa duket Liverpuli eshte i vendosur qe te mos e lejoje Salah te largohet duke vendosur edhe nje çmim te çmendur per kartonin e tij. Mesohet se ‘The Reds’ kerkojne per kartonin Salah plot 228 milione Euro shifer kjo qe eshte me e larte se ajo qe Paris Sen Zhermen pagoi per Nejmar qe deri tani eshte blerja me e shtrenjte ne bote.

Mohamed Salah u transferua te Liverpuli veren e kaluar nga Roma per shifren e 42 milione Eurove dhe ne harkun e vetem disa muajve vlera e tij po rritet ne menyre te ndjeshme. Po ndodh pak a shume si me Kutinjon te cilin Interi e shiti per 10 milione Euro, ndersa Barcelona e bleu per 160 milione Euro.

Sfidanti.al