Solskjeri pa kontratë, por jo pa listën e yjeve të verës!

Trajnerët e futbollit ndonjëherë janë si shkrimtarët pa para në xhep, ata përpilojnë lista me dëshirat e verës, edhe pse e dinë se mund të mos realizohen (njëlloj si një shkrimtar që shkruan romanin, të cilin nuk mundet që ta botojë). Ole Gunar Solskjer po sillet pikërisht kështu, pasi mediat angleze shkruajnë se trajneri iMançester Junajtidit ka një listë ambicioze me yje, ndonëse klubi ende nuk ika dhënë kontratën e një pune me kohë të plotë.

Në listën e norvegjezit janë ylli iRealit, Toni Kros, mesfushori iParis SG, Marko Verrati, si dhe Aron Uan-Bisaka. Ky ifundit është mbrojtës idjathtë tek Kristël Palasi, dhe besohet se mund të kushtojë 40 milionë paund stërlina. Në listë është edhe Zhoao Kanselo iJuventusit, për të cilin thuhet se duhen mbi 75 milionë euro, dhe ky mund të pëlqehet para Bisakës.

Dëshirat bëhen tepër të mëdha me Saul Nigezin e Atletikos, që mund të kushtojë 90 milionë euro, Ivan Rakitiçin e Barcelonës (65 milionë euro), Marko Verratin (mbi 100 milionë euro) dhe Toni Krosin, që pritet të jetë më pak ishtrenjtë për shkak të moshës, “vetëm” 60 milionë euro.

Sfidanti.al