Solskjer premton “kursime”, por lista e tij është shumë e gjatë

Mançester Junajtid ka si objektiv të jetë sërish kampion i Anglisë, dhe duket se nuk do të kursehet për këtë. Në të vërtetë, trajneri i konfirmuar në stol, Ole Gunar Solskjer, premtoi se do të kursejë milionat e klubit, veçse lista e tij e blerjeve (sipas mediave) është e gjatë. Sanço nuk mund të merret nga Dortmundi pa shpenzuar shumë, ndoshta 90 milionë euro, aq më tepër që në garë mund të jetë Reali.

Hadson-Odoi i Çelsit, që kërkohet edhe nga Bajerni, mund të kushtojë jo më pak se 47 milionë euro. Solskjer po mendon për sulmuesin Deklan Rajs, që luan për Uest Hemin, dhe që u thirr nga Anglia. Më tej janë Kulibali (Napoli, 120 milionë) apo Megajër (Leister), si dhe Uan-Bisaka i Kristël Palasit. Së fundi, Ben Godfrei, një talent i Noruiçit.

Kjo listë do të thotë shpenzime shumë të mëdha, dhe përvoja e Sitit, Liverpulit, Realit, Barçës, e tani edhe e Bajernit, tregon se po nuk pagove shifra të larta nuk del dot kampion.

Sfidanti.al