Solskjer: Junajtidi ka nevojë për një lojtar universal të tipit…

Ole Solskjer gradualisht po i hap kartat dhe duket se, përmes medias, po përpiqet të ushtrojë presion mbi kryesinë e klubit të Mançester Junajtidit qëajo të japë sa më shumë para për përforcimet e reja. Trajneri i“djave të kuq” deklaroi se ekipi që ai drejton, ka nevojë për një lojtar universal të tipit të Brajan Robsonit (kapiteni kohëgjatë legjendar i Junajtidit).

Qëkur u largua Ander Erera për te PSZH-ja dhe ndërkohë që nuk dihet e ardhmja e Pol Pogbas te Junajtidi, ky i fundit duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për situatën e krijuar.Thuhet se klubi i “Old Trafordit” është pranë marrëveshjes me Bruno Fernandeshin e Sportingut, por sidoqoftë për këtëtransferim nuk ka asnjë lajm zyrtar.

“Të jesh trajner në këtë klub është diçka fantastike.Unë nuk kam patur rastin në të kaluarën që të luaj me Brajan Robsonin, por Junajtidi pikërisht për një lojtar të tillë ka nevojë. Neve na duhen lojtarë liderë në mesfushë dhe kjo është e padyshimtë”, deklaroi trajneri i Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al