S’mban sekret Rajan Gigs: “Vetëm një herë kam qarë!”

Në fakt, atë askush nuk e ka parë, duke qarë, por, sidoqoftë, edhe ky futbollist i shquar nga Uellsi di të derdhë lot. Ai ka fituar një numër jo të vogël titujsh me bluzën e Mançester Junajtidit, por, më i lumtur ai është ndjerë, kur fitoi Ligën e Kampioneve, më 1999. Atëkohë, Junajtidi mundi Bajernin e Mynihut 2-1, ndërsa ishte në disavantazh 0-1 deri gati në fund të ndeshjes. Atë natë, thotë Gigsi, atij i rodhën lot nëpër faqe.

“Nëse flasim për momentet më të mirë në karrierë, atëherë, unë dua të përmend finalen e Ligës së Kampioneve në ‘Kamp Nou’. Qava dhe kjo ishte hera e vetme që kam qarë, por emocionet e bënë punën e vet, ato ishin më të forta sesa unë”. Në atë ndeshje, Tedi Sheringam dhe Ole Gunar Solskjaer në shtesën që akordoi gjyqtari, shënuan, duke i dhënë fitoren “djajve të kuq” në këtë ndeshje anologjike, për të cilën flitet, sot e kësaj dite.

Sfidanti.al