“Skaj Sport” britanik për Alioskin: Lidsi ka një “diamant” në duar!

Mediumi prestigjioz britanik, “Skaj Sports”, në një analizë të tij lidhur me ekipet që konkurrojnë në ligën e dytë më të fortë angleze, Championship, duke shkruar për Lids Junajtidin, vinte në dukje se ky ekip ka siguruar shërbimet e një sulmuesi 25-vjeçar të shkëlqyer, Ezgjan Alioski, për të cilin thotë fjalë mjaft vlerësuese. Në analizën e lartpërmendur lidhur me pjesëtarin e përfaqësueses së Maqedonisë, Alioski (shqiptar), eksperti i njohur britanik në fushën e futbollit, Don Gudman, vinte në dukje se Lidsi ka një “diamant” në duart e veta!

Sfidanti.al