Sjellja e pahijshme ndaj arbitrit Din, Pocetino dënohet me 2 ndeshje pezullim

Humbja e toruas në fund të ndeshjes me Bërnlin të zhvilluar në 23 shkurt i kushton trajnerit të Totenhemit, Maurisio Pocetino. Federata Angleze e Futbollit e ndëshkoi argjentinasin me 2 ndeshje pezullim dhe 11 mijë Euro gjobë për përplasjen e tij me arbitrin Majk Din në fundin e takimit që du fitua nga Bërnli 2-1.

Federata Angleze theksoi se Pocetino pranoi përgjegjësinë, dicka që vetë trajneri e deklaroi në intervistën e dhënë në përfundim të atij takimi teksa kërkoi ndjesë për sjelljen e tij duke shtuar se do të pranonte cdo sanksion të qeverisë së futbollit anglez. Kjo do të thotë se Maurisio Pocetino nuk do të jetë në pankinën e Hotspërs në dy ndeshjet e radhës në Premier League angleze; atë me Sauthempton dhe Liverpulin

sfidanti.al