Shmajheli shpreh mendimin e vet pas shkarkimit të Ranierit

Portieri i Leister Sitit, danezi Kasper Shmajhel, u prononcua i pari midis lojtarëve të këtij ekipi pas shkarkimit të trajnerit të deritanishëm të ekipit, Klaudio Ranieri, duke thënë vëtëm fjala të bukura në adresë të tij. Megjithëse spekulohet se edhe Shmajheli ka qenë një nga lojtarët e pakënaqur që iu ankuan kryesisë së Lesterit për punën e Ranierit gjatë këtij sezoni, ai shprehu, publikisht, vlerësimin e tij më të lartë për strategun italian.

Kështu, pas Geri Linekerit, Zhoze Murinjos, Antonio Kontes, Jyrgen Klopit, etj., edhe Shmajheli e vlerësoi lart figurën e Ranierit. “Do të doja që ta falënderoja Klaudion për gjithçka që ka bërë për Lesterin dhe për mua, personalisht”, shkroi Shmajheli në profilin e tij në instagram, duke theksuar se “ai meriton një respekt shumë të madh, pasi ka një meritë të veçantë për atë që ne fituam bashkë me të. Faleminderit, shef”.

sfidanti.al