Sensacion: Murinjo “do t’i vjedhë” Kontes, Romelu Lukakun?

Disa mediume anglezë shkruanin, sot, se Junajtidi po përpiqet që “t’ia prishë llogaritë” Celsit, duke synuar që t’u marrë “bluve” të Londrës objektivin nr.1 te sezonit aktual të transferimeve, Romelu Lukaku. Ka kohë që Celsi po përpiqet që të angazhojë Lukakun nga Evertoni, ndërkohë që Junajtidi po zhvillon bisedime me Realin për transferimin e Alvaro Moratës. Por bisedimet për dy kontratat e mësipërme kanë ngecur në vend dhe nuk ka asgjë konkrete, kështu që, në këto kushte, disa mediume anglezë shkruajnë se Junajtidi do që t’ia marrë Lukakun Celsit.

Duhet të pritet që të shihet, nëse ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë histori, apo është thjesht një taktikë bisedimesh. Ka nga ata mediume që thonë se Murinjo do që të marrë edhe Moratën dhe edhe Lukakun që, më siguri, do të sjellë edhe ndryshime në skemën e Murinos 3-5-2, me qëllim që të dy golashënuesit të luajnë të dy në formacionin e parë!

Sfidanti.al