Sekreti i Çelsit, Konte zbuti “egërsirën” Diego Kosta

Çelësi fitoi edhe në transfertë kundër Midëllsboro dhe tashmë kryeson i vetëm Premier League. Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje së fundi është përmirësimi i marrdhënieve të trajnerit Konte dhe sulmuesit kryesor, Diego Kosta, i cili nëse është i qetë, atëherë bëhet i papërmbajtshëm. Të gjithë e mbajnë mend, se si vetëm pak javë më parë, Kosta i nervozuar i kërkonte zëvendësim trajnerit, vetëm sepse shokët e skuadrës nuk e shihnin gjatë lojës. Aq i bezdisshëm u bë për të gjithë, sa që mendua largimi i tij që në janar.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe për Konten dhe sulmuesi është i pazëvendësueshëm. “Për mua, tani Diego Kosta është një prej sulmuesve më të mirë në botë”, ka thënë Konte. “Ai duhet të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë, ndërkohë që ka treguar se mund ta kontrollojë veten. Eshtë vërtetë fantastike për të parë punën e tij gjatë ndeshjeve, por edhe në seancat stërvitore”, përfundon tekniku Italian..