Sauthgejt: Dele Ali është lojtar interesant, por një tjetër është më i mirë!

Mbas një viti në stolin e drejtimit të përfaqësueses së Anglisë, trajneri Garet Sauthgejt veçoi njërin lojtar midis të gjithëve të tjerëve, duke habitur shumëkënd me zgjedhjen e tij. Shumëkush priste që ai ta drejtonte gishtin drejt Dele Alit të Totenhemit, por Sauthgejti thotë se më i miri është Adam Lalana që është dëmtuar dhe nuk luan që nga gushti.

“Lalana është lojtari ynë më i mirë, por, për fat të keq, atë nuk e kemi patur në tri ndeshjet e fundit. Dele Ali është një lojtar interesant, por, nëse e analizoni mirë lojën e tij, do të shihni se ai shënon gola, por nuk e lidh ekipin, sikurse e bën këtë Lalana”, thotë Sauthgejti.

Sfidanti.al