Sauthemptoni si Trampi pasi doli i pari: Ndalojeni numërimin!

Skuadra e trajnerit Hazenhutël u ngjit në krye të renditjes së Premier Ligës me fitoren 2-0 ndaj Njukasëllit, dhe menjëherë bënë një shaka në rrjetet sociale. Klubi postoi një mesazh në Tuiter, ku ishte vendosur tabela e kampionatit, shoqëruar me shprehjen e Donald Trampit lidhur me numërimin e votave në Amerikë: “Ndalojeni numërimin!” Një gjetje e klubit aspak të madh anglez, por që po jeton deri tani një sezon shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit gjerman. Çe Adams dhe Stjuart Armstrong shënuan për vendasit që kanë tani 16 pikë, po aq sa Liverpuli, por me golaverazh më të mirë. Liverpuli, ndërkaq, ka një ndeshje më pak të luajtur. Trampi e përdori shprehjen për të penguar fitoren e Bajdenit në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa Sotoni për të mos lejuar që të zbritet nga vendi i parë.

Sfidanti.al