Sanço ka barrë të rëndë mbi supe, të prishë mallkimin e numrit 7 tek Junajtidi!

Do të ketë pikërisht një fanelë të tillë, tepër të respektuar në futboll, e sidomos në “Old Traford”. Xhejdën Sanço do të jetë numri i ri 7 tek Mançester Junantidi, tani që transferimi nga Dortmundi duket punë e kryer, por barra që do të ketë mbi supe nuk do të jetë aspak gjë e vogël. Këtë fanelë, në historinë e  “djajve të kuq” e kanë veshur yje të tillë si Xhorxh Best (në foto), Brajan Robson, Erik Kantona, Dejvid Bekam dhe Kristiano Ronaldo, të cilët kanë bërë historinë në “Old Traford”. Vitet e fundit, gjithsesi, Junajtidi nuk ka gjetur pasardhësit e duhur për legjendat. Nuk ia kanë dalë Majkëll Ouen, Antonio Valensia, Angel Di Maria, Memfis Depai dhe Aleksis Sançez. Gjithsesi, tifozët kanë besim dhe mbi 70 për qind e tyre mendojnë se Sanço do t’i bëjë paraardhësit e tij të mëdhenj që të jenë krenarë.

Sfidanti.al