Sa i veçantë babai i Gomezit, shfajëson Stërlingun, pas sherrit me të birin!

Prindi ka një dobësi maksimale për fëmijën e tij, dhe nuk janë të shpeshtë ata që arrijnë të mos verbohen nga inari, kur djali apo vajza bie në konflikt me dikë tjetër. Nuk është i këtij “kallëpi” babai i Xho Gomezit, mbrojtësit të Liverpulit, dhe këtë e tregojnë shumë mirë komentet e tij, pasi djali i tij u përplas me Rahim Stërlingun në seancën stërvitore të Anglisë.

“Nuk ishte faji i Stërlingut për atë që ndodhi, – deklaroi Augustus Gomez, – pas konfliktit me djalin tij, Rahimi kërkoi falje, por ai nuk ishte fajtor, sepse ishte acaruar shumë nga kritikat dhe ofendimet e tifozëve. Kam folur me djalin dhe ai është mirë, nuk ka asnjë problem përveç gërvishtjes në fytyrë”. Babai i Gomezit ka të drejtë pasi tifozët e Liverpulit e kanë marrë shumë inat Stërlingun që kur ai u largua nga skuadra e tyre për t’u bashkuar me Mançester Sitin.

Sfidanti.al