Sa cinike! Gjysma e Evropës pret “shkatërrimin” e Sauthemptonit?!

Sathemptoni po lufton që të mbijetojë në Premier Ligë, por, megjithatë, ky ekip ka në përbërje disa lojtarë cilësorë që janë kapur nga “radarët” e disa klubeve evropianë. Në radhë të parë, fjala është për futbollistët Tadiç, Gabiadini, Lemina, Soaresh, Bertrand… Sidoqoftë, interesimi më i madh po tregohet për pjesëtarin e përfaqësueses serbe, Dushan Tadiç, që është bërë objektiv i disa klubeve të mëdhenj evropiane, përfshi Milanin.

Nëse Suathemptoni dështon dhe përfundon në Championship, pra një kategori më poshtë sesa Premier Liga, atëherë, çmimet e lojtarëve të mësipërm do të bien në mënyrë të konsiderueshme, duke u bërë një pre e lehtë për klubet e tjerë.

Sfidanti.al