Runi ka gjetur ekip të ri, mos është prapë… Evertoni?

Ndaj Uein Runit, gjatë këtij sezoni, trajneri i “djajve të kuq’ , Zhoze Murinjo, nuk ka treguar ndonjë besim të madh, por, megjithatë, dëmtimet e një numri të madh lojtarësh i mundësuan ikonës së “Old Trafordit” që të ketë një minutazh solid loje. Dihet, tanimë, se, gjatë sezonit të ardhshëm, “speciali” nuk do ta llogarisë shumë në planet e tij Runin, kështu që media angleze po shkruan, gjithnjë e më shumë, se ka gjasa që ai (Runi) të shpërngulet për tek Evertoni.

Ronald Komani, strategu i karameleve” (Evertoni) beson se Runi ka ende se çfarë të tregojë, pavarësisht nga mosha e tij, 31 vjeç. Kështu që, nëse ky pjesëtar i përfaqësueses angleze do të dëshirojë që të qëndrojë në Premier Ligën, ai ende i ka dyert të hapura. “Unë ende besoj se Runi mund të luajë në nivel të lartë. Nëse ai do të vendosë që të qëndrojë në Premier Ligë dhe nuk do të ketë ndonjë ofertë nga Junajtidi, do të dëshiroja që ta shihja atë me bluzën e Evertonit”, thotë Komani.

Sfidanti.al