Runi: Do të jetë tmerr, po ta fitojë Liverpuli Premier Ligën!

Dihet prej kohësh armiqësia e madhe mes tifozëve të Liverpulit dhe të Mançester Junajtidit, ndërkohë që urrejta e ndërsjelë nuk le pa prekur edhe vetë lojtarët ose ish-lojtarët e tyre. Legjenda e “djajve të kuq”, Uejn Runi, e pranoi hapur se shpreson se Liverpuli nuk do ta fitojë Premier Ligën këtë sezon.
“Unë shpresoj se Mançester Siti do të dalë përsëri kampion. Unë nuk dua që tifozët e Liverpulit të festojnë. Ky do të jetë tmerri më i madh për çdo tifoz të Evertonit. Mbaj mend, kur Liverpuli fitoi Ligën e Kampioneve më 2005. Tifozët e tij akoma, sot e kësaj dite, t’i lodhin veshët, duke ta kujtuar këtë gjë, sa herë që bie rasti. Po ta fitojë Liverpuli titullin në Premier Ligën, tifozët e tij do të vazhdojnë ta kujtojnë këtë edhe mbas 10-15 vitesh”, u prononcua me sinqeritet Runi, duke folur në radion “Talk Sport”.
Sfidanti.al