Rekord i ri i palavdishëm i Vengerit: 0 pikë jashtë fushës së vet  më 2018!

Njukaslli, në ndeshjen e fundit të Premier Ligës, mundi 1-0 Arsenalin, duke e “ndihmuar” këtë të fundit që të arrijë, më saktë, të barazojë një rekord negativ.Humbja e fundit ishte 11-ta që “topçinjtë” pësojnë jashtë fushës së vet, duke barazuar kështu rekordin më negativ të kohës së Arsen Vngerit, një rekord që mund të thyhet deri në fundit të këtij sezoni të Premier Ligës.

Arsenali, në vitin 2018, nuk ka fituar asnjë pikë jashtë fushës së vet në Premier Ligë, gjë që nuk e ka arritur asnjë ekip në pesë ligat e para të Anglisë. Më pranë Arsenalit, sa i përket rekordit negativ të lartpërmendur, madje, është klubi i ligës së gjashtë angleze, Tamwort.

Sfidanti.al