Quhet Zllatan Ibrahimoviç, përkthehet ..s’ka kompromis!

Ashtu si dhe në fushë, edhe jashtë saj Zlatan Ibrahimoviç është i njëjti, nuk di të bëjë aspak kompromis.

Edhe pse Cristiano Ronaldo ka fituar këtë vit Topin e Artë, Zlatan Ibrahimovic ka vlerësim maksimal për sulmuesin e Barcelonës, Leo Messi.

Ibra beson se nuk do të ketë një tjetër futbollist si Messi, për të cilin beson se do të kishte sukses edhe në Angli.

“Është si në ‘playstation’, mjafton t’i japësh topin dhe ai i driblon të gjithë. Nuk e di nëse në të ardhmen do të dalë ndonjë tjetër, por ai ka një stil të papërsëritshëm”, tha Ibrahimovic për ESPN Brasil.

“Unë me të jemi të ndryshëm, pasi ai nuk ka ndërruar kurrë skuadër, ndërsa unë kam pasur dëshirën që të provoj eksperienca të reja. Por, besoj se loja e tij mund të jetë shumë efikase edhe në Angli”