Premier Liga të falenderojë Frenk Lampardin e Brendan Roxhersin!

E diela u cilësua si “Dita D” në Angli, dhe dueli i “Anfildit” e meritoi emërtimin e madh. Gjithsesi, nëse hedh sytë në renditjen e Premier Ligës shikon vërtet një Liverpul të shkëputur në krye, por edhe një Mançester Siti të zbritur në vendin e katërt. Si ka mundësi që një garë e cilësuar me “dy kuaj”, tani po bëhet ose “monolog”, ose me “katër kuaj”? Arsyeja duhet gjetur tek “kalorësit” Frenk Lampard dhe Brendan Roxhers, trajnerët përkatësisht të Çelsit e Leister Sitit (Leiçester), që janë kthyer në pretendentë të mëdhenj, madje duke kaluar Sitin.

Liverpuli ka vërtet 34 pikë, por Leisteri e Çelsi kanë nga 26 ndaj 25 të skuadrës së Pep Guardiolës. Kjo e fundit mbetet më e fuqishmja në sulm me 35 gola të shënuar ndaj 28 të Liverpulit, 29 të Leisterit e 27 të Çelsit, madje nuk është as shumë keq në mbrojtje, por ka gabuar në momentet vendimtare. Gjithsesi, në Angli po thonë se duhen falenderuar pikërisht Lampardi e Roxhersi, që kampionati është bërë interesant. Nuk dihet nëse skuadrat e tyre do të kenë potencial për të vazhduar kështu deri në fund, por për momentin janë shumë lart.

Sfidanti.al