Premier Liga s’gjen “rehat” me shitblerjet, afati shtyhet në 1 shtator!

Eksperimentoi këtë sezon, por doli “me këpucë të kuqe”. Kampionati anglez nuk po gjen stabilitet lidhur me afatet e transferimeve, dhe tashmë mori vendim për të ndryshuar. Nëse verën e kaluar, çdo veprim u mbyll në 8 gusht, verën që vjen do të kthehet modeli i vjetër, me afat deri në 1 shtator. Kjo, pasi klubet u ndjenë në pozita të pabarabarta me rivalët e tyre në Europë, të cilët mund t’u merrnin atyre yjet, por nuk mund të ndodhte e kundërta.

Totenhemi, sidomos, e pagoi shtrenjtë, dhe trajneri Maurisio Poçetino përfundoi i shkarkuar, për shkak të çoroditjes së disa prej lojtarëve. Në të vërtetë, ishin vetë klubet që kërkuan ndryshimin e vjetshëm, por përvoja tregoi të kundërtën. Liverpuli nuk është se humbi ndonjë gjë të madhe, por trajneri i tij, Jurgen Klop (në foto), u vu në krye të atyre që kërkuan kthimin në afatin e vjetër.

Sfidanti.al