Premier League, sezoni i ri fillon në 12 gusht; Chelsea nis mbrojtjen e titullit me Burnley

Chelsea do të nisë mbrojtjen e titullit në Premier League me ndeshjen ndaj Burnley. Kampionati anglez ka publikuar kalendarin për sezonin 2017/2018 që do të nisë në datën 12 gusht. Java e parë e këtij kalendari ka parashikuar edhe ndeshjen e ‘Emirates’ mes Arsenalit dhe Leicester ndërkohë që Tottenhami do të luajë ndaj Newcastle që rikthehet pas një sezoni në Premier League.  Manchester United, do të nisë sezonin e ri me sfidën ndaj West Hamin, ndërsa Manchester City do të luajë ndaj Brighton në fushën e këtij të fundit. Në javën e dytë Tottenhami do të presë Chelsean në derbin londinez që do të luhet në Wembley pasi ‘White Hart Lane’ do të rikonstrukohet. Në 9 dhjetor është parashikuar të luhet derbi i parë i Manchesterit mes United dhe Cityt. Kalendari i Premier League do të jetë tejmase i ngarkur edhe gjatë periudhë së festave të funditit duke qenë se në periudhën 16 dhjetor 2017-1 janar 2018 dotë luhen 6 ndeshje. Sezoni futbollistik 2017/2018 në Angli do të mbyllet në datën 13 maj të vitit të ardhshëm.

sfidanti.al