Premier League nis në 17 qershor, zyrtarizohet kalendari i 3 raundeve të para

Nëse Serie A do të kthehet në fushë në 20 qershor, në Angli e kanë më me ngut me Premier League që do të nisë në 17 qershor. Tani është gati edhe kalendari i 3 javëve të para post coronavirus deri në 2 korrik dhe ndeshjet e shtyra.Gjithcka do të nisë në 19:00 me orën në Shqipëri  me një sfidë mes 2 skuadrave të sapongjitura në Premier League; Aston Villa dhe Sheffield United, por pas 2 orësh do të jetë supersfida e ditës; Manchester City-Arsenal

Të premten në orën 19:00 do të jetë radha e sfidës mes Tottenhamit të Mourinhos dhe Manchester United, ndërsa Liverpooli kryesuer do të luajë në 21:00 po të asaj dite derbin me Evertonin. Nëse Citizens nuk do të fitojnë, Liverpoolit do t’i mjaftojë vetëm 1 fitore për të siguruar titullin

Përballja direkte mes Liverpoolit dhe Manchester City është programuar në 2 korrik, ndërsa supersfida mes skuadrës së Guardiolës dhe Chelseat do të luhet në 25 qershor.Përsa u përket javëve të tjera, kalendari I tyre do të publikohet në ditët në vazhdim

Sfidanti.al