Premier League, Liverpool shkruan historinë; 9 rekorde në shënjestër

21 fitore në 22 ndeshjet e para janë rekordi I parë historic I Liverpoolit në këtë sezon në Premier League, por The Reds janë gati të rishkruajnë historinë e kampionatit anglez të futbollit. Skuadra e Jurgen Klopp po ecën me hapa të mëdhenj drejt titullit të parë kampion që nga momentit kur nisi ekzistencën Premier League modern teksa diferenca me Manchester City është 16 pikë e për më tepër Liverpooli ka edhe një ndeshje më pak. Por gjatë kësaj kohe kjo skuadër mund të thyejë edhe rekorde të tjerë historikë.

1.Numri I fitoreve radhazi në shtëpi; Liverpooli ka 18, 2 më pak se Manchester City në sezonin 2011/12.

  1. Numri total I fitoreve radhazi; 13 deri tani, 6 më pak se rekordi I Manchester City në 2017
  2. Fitoret në transfertë; 9 suksese për Liverpool, I duhen edhe 8 për të kaluar Manchester City e 2017/18
  3. Fitoret në shtëpi; deri tani janë 12 dhe Liverpoolit I duhen edhe 7 për të thyer rekordin e Premier Leagues

5.Numri I ndeshjeve radhazi pa humbje; Liverpool nuk pëson disfatë prej 39 ndeshjesh, I duhen edhe 11 për të kaluar Arsenalin e 2003/04

  1. Pathyeshmëria në kampionat; objektiv është barazimi I Arsenalit të Ëenger të sezonit 2003/04
  2. Numri I ditëve pa humbje; ndërmjet sezoneve 2003/04 e 2004/05, Arsenali regjistroi 537 ditë pa pësuar humbje, Liverpooli është në kuotën e 382 ditëve, Kështu që do t’I mjaftojë të mos humbasë asnjë nga ndeshjet e mbetura në këtë kampionat për të vendosur rekord
  3. Numri I fitoreve në një kampionat; Manchester City arriti në 32 fitore sezonin e kaluar, Liverpool tani është në 21.

9.Rekordi I pikëve në kampionat; në sezonin 2017/18 Manchester City e mbylli kampionatin me 100 pikë, Liverpool mund të arrijë në 112

Sfidanti.al