Pogba nuk ka më vend te Mancester Junajtid; klubi e nxjerr në merkato

Pol Pogba duket se nuk ka më vend te Mancester Junajtid. Sipas asaj që publikohet në median britanike, Djajtë e Kuq kanë vendosur të nxjerrin mesfushorin francez në merkaton e transferimeve të muajit janar. trajneri Murinjo tashmë nuk e duron dot më Pogbanë dhe nuk i pëlqen aspak që ka shumë ndikim në dhomën e zhveshjes dhe kërkon që ai të largohet sa më shpejt nga Old Traford.

Vetë Murinjo nuk e ka të sigurt qëndrimin e tij te Mancester Junajtid, por kërkesa e tij duket se përkon me planet e klubit anglez i cili do ta shesë kartonin e Pogbasë në sesionin e ardhshëm të merkatos me apo pa teknikun portugez në stol. në median britanike tashmë po flitet se drejtuesit e Mancester Junajtid kanë vendosur që të studiojnë cdo ofertë që do të vijnë në drejtim të Pogbasë.

Për momentim ai që duket më i interesuar për të siguruar shërbimin e mesfushorit është Juventusi, me Zonjën e Vjetër që është gati të përfshijë në tratativa edhe Aleks Sandron, një futbollist për të cilin mancester Junajtid ka shfaqur interes kohët e fundit.

sfidanti.al