Perla  e re e Ibras: “Kur Zllatani i madh s’ arriti, mund ta arrijë Nejmari?”

Këto ditë, u mbyll një nga “sapunadat” më të mëdha të kësaj vere, pasi Nejmari u transferua për te PSZH-ja dhe, për këtë transferim, sigurisht që nuk mungoi të bënte komentin e vet edhe Zllatan Ibrahimoviçi. Duke marrë Nejmarin, PSZH-ja duket se, tani, është kandidate për titullin e Ligës së Evropës gjë që është normale, kur shpenzohen 222 milionë euro vetëm për një lojtar. Në kohën, kur me këtë ekip francez luante Ibrahimoviçi, suksesi më i madh i këtij klubi parisien në Ligën e Kampioneve ishtë arritja në çerekfinale, kështu që Ibra dyshon se dikush tjetër mund të bëjë atë që nuk ka arritur ta bëjë ai. Pyetjes, nëse, tani, PSZH-ja me Nejmarin është kandidate për trofeun e Ligës së Kampioneve, Ibrahimoviçi iu përgjigj sipas stilit të tij orgininal: “Kur Zllatani i madh nuk arriti që ta bëjë këtë, mendoni se mund ta bëjë Nejmari!?”.

Sa për kujtesë, i vetmi trofe që mungon në “koleksionin” e Ibrahimoviçit, është ai i Ligës së Kampioneve, kurse Nejmari, tanimë, e ka një të tillë me Barcelonën.

Sfidanti.al