Pas UEFA-s, videokonferencë edhe klubet e Premier Ligës!

Ndihma iu dha duke shtyrë me një vit Kampionatin Europian, ndaj edhe zgjidhjet mund të gjenden, gjithnjë nëse do t’i lejojë epidemia. Drejtuesit e klubeve të Premier Ligës do të kenë sot një mbledhje në distancë, një videokonferencë sipas stilit të UEFA-s, për të diskutuar gjendjen dhe për të arritur në një zgjidhje. Plani fillestar është për të rinisur Preier Ligën në prill e për të vazhduar normalisht, por duhet menduar rasti më i keq, që pandemia mund të zgjasë. Më e keqja fare është nëse ndalimi mund të jetë deri në verë, dhe sezoni 2019-2020 mund të vihet në dyshim.

Pra, do t’i jepet titulli Liverpulit në këtë rast? UEFA është shprehur kundër. Po, kualifikimi për në Champions dhe Europa League si do të jetë, dhe po ashtu zbritja nga kategoria e ngjitja në Premier? Një përfaqësues i klubeve shprehet se “ka 75 për qind mundësi që sezoni të mos përfundojë. Në këtë rast, Liverpulit do t’i jepet titulli, dhe gjithçka do të vendosej në bazë të klasifikimit, nuk do të zbritej ekip nga kategoria, por Premieri do të kishte 22 ekipe sezonin pasardhës.

Sfidanti.al