Paje të lë me gojë hapur: xhonglon me çamçakëz!

Kur Dimitri Paje ka bërë driblime dhe ka treguar se me topin është një artist i vërtetë, shumë vetë që nuk e njihnin, kanë menduar se “filmi i tij” është me metrazh të shkurtër.  E vërteta është ndryshe: edhe në Londër, francezi është artizan i spikatur me topin.  Që është xhongler dhe virtuoz, këtë askush nuk e vë në dyshim, por ajo që ka ndodhur në ditët e fundit është një vepër arti.  Në prag të ndeshjes Uest Hem me Sanderlend, të cilën e fitoi Uest Hemi me një gol, Dimitri është kapur nga një operator i kujdesshëm në një skenë intime.

Ka filluar të xhonglojë me çamçakëzin e lëshuar nga goja..një herë, dy herë, pastaj me kofshë dhe në fund me të djathtën, për ta çuar përsëri në ..gojë. “ Dukej si një skenë e trilluar, por ishte mjaft e vertete- ka komentuar operatori-  njeriu që i zbuloi anglezëve se cili është topi i vërtetë për francezin Paje.