Ozil, një shfaqje talenti për londinezët

Skuadra e drejtuar nga Venger u gjet shpejtë në disavantazhin e dy golave, kur vendasit shënuan fillimisht në minutën e 12-të dhe sërish pas 3 minutash.

Megjithatë, reagimi mbërrin brenda pjesës së parë. Granit Xhaka ngushton diferencën në minutën e 20-të, ndërsa Oliver Giroud barazon gjithçka dy minuta nga përfundimi i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Arsenali u përpoq më shumë të gjente golin e fitores, por vendasti arritën që ta shmangnin atë deri në minutën e 88-të, kur Ozil shënon një perlë më vete. Mesfushori gjerman Ozil merr bukur një top nga mesi i fushës, kalon plot klas portierin vendas, shtrin edhe dy mbrojtës e më pas i qetë shtyn topin në rrjetë.