Olivie Zhiru i Çelsit është një “qytetar europian” i golit!

Karim Benzema e ka ofendur duke ia përçmuar talentin, dhe trajneri Frenk Lampard pak e ka aktivizuar në Premier Ligë. Gjithsesi, Olivie Zhiru e ka gjetur veten sesi të bëhet i rëndësishëm për Blutë e Londrës, sidomos në Europë. Sulmuesi francez nuk ka qenë aspak i lumtur këto kohë, duke pasur shumë pak hapësira tek Çelsi, por përpara se ta largohet dëshiron të lerë gjurmë. Zhiru shënoi 4 gola në një fushë jo dosido, por në atë të fitueses së Ligës së Europës szonin e kaluar. Londinezët triufuan 4-0 dhe Zhiru ishte shkëlqimi kryesor i sfidës ë Championsit. Ai ka 16 gola në 21 ndeshje europiane gjithsej për Çelsin, pra është më shumë një “qytetar kontinental” sesa francez apo anglez. Edhe me kombëtaren e Francës ka një shifër të respektuar 44, vetëm 7 larg rekordit që e mban legjenda Tieri Henri. Nuk dihet nëse Lampard do të pranojë të mbetet pa Zhirunë në janar. Trajneri anglez duhet të ketë parasysh fjalët e trajnerit të Seviljes, Lopetegi, që thekoi se “Çelsi mund ta fitojë Championsin”. Kjo, gjithsesi, duhet të ndodhë me Zhirunë.

Sfidanti.al