Obamejangu, më i shpejtë se Henri, por jo se Jan Rajti!

Erdhi nga Dortmundi me “markën” e një sulmuesi të shkëlqyer, por edhe problematik. Shkëlqimin e mori me vete në Angli, dhe problemet duket se i ka lënë në Gjermani, ndërsa Pjer-Emerik Obamejangu arriti te goli i tij i 25-të në Premier Ligë. Sulmuesi nga Gaboni ia doli për vetëm 37 ndeshje, më shpejt sesa legjenda e dikurshme e Arsenalit, Tieri Henri, të cilit iu deshën 42 takime.

Aleksis Sançezi pati nevojë për 59 ndeshje ndërsa Emanuel Adebajor ia doli në kuotën 62 takime. Obamejang është vetëm prapa ish-sulmuesit të viteve 80-të e 90-të, Jan Rajt. Në Premier Ligë, Rajtit iu deshën 51 ndeshje për 25 gola, por ai ishte në kampionatin anglez edhe me formatin e vjetër, dhe shënoi 25 gola në vetëm 32 ndeshje. Pra, rekordi i Arsenalit mbetet i Rajtit, edhe pse jo i Premier Ligës.

Sfidanti.al