O Zot, çfarë çlirimi në Londër, Çelsi i “jep duart” Higuanit

Golashënuesi argjentinas, Gonzalo Higuan, nuk do të jetë më pjesëtar i Çelsit. Këtë informacion e bëri të ditur vetë ky klub londinez që vendosi ta ndërpresë bashkëpunimin me sulmuesin që tani do të kthehet andej nga erdhi i huazuar, te Juventusi.

Në fakt, sikurse dihet, Çelsi e ka të ndaluar nga FIFA që të bëjë transferime, por, megjithatë, ai vendosi që të mos ta blejë kontratën e Higuanit me vlerë 36 milionë euro ose që ta vazhdonte huazimin.

Futbollisti i mësipërm argjentinas erdhi ne Londër në janar të këtij viti mbas insistimit të trajnerit Maurticio Sari dhe në 18 ndeshjet që luajti në të gjithë konkurrimet, ai shënoi vetem pesë gola. Te dera e daljes së Çelsit ndodhen gjithashtu Rob Grin, Eduardo, Gari Kejhill dhe Kajl Skot.

Sfidanti.al