Nuk ndalet Guardiola, 125 milionë euro për dy yje të rinj

Mançester Siti është një kompleks i ndërtuar me qindra milionë euro, por arkitekti i tij ende nuk është i kënaqur. Pep Guardiola i ka bërë planet e verës dhe që tani dalin lajmet për dy blerjet e para të reja. Flitet për shpenzimin e 125-130 milionë eurove për të marrë Zhorzhinjon nga Napoli dhe Rijad Mahrezin nga Leisteri. Shifra është rreth 110 milionë paund stërlina, dhe mediat britanike njoftojnë se Napoli kërkon 53 milionë paund (60 milionë euro) për Zhorzhinjon, ndërsa Leisteri mund të kërkojë 60 milionë paund (68 milionë euro) për Mahrezin.

Guardiola besohet se po ndjek edhe lojtarë të tjerë si Xhastin Klaivertin të Ajaksit, Kristian Pulishiçin e Dortmundit apo Lion Bejlin e Leverkusenit. Gjithsesi, Mahrez është i vendosur të shkojë tek Siti, diçka që nuk e bëri dot në janar, ndërsa Guardiola e vlerëson larg Zhorzhinjon.

Sfidanti.al