Nuk ka lumturi tek Arsenali, Sançez s’dëgjon as “mbretin” Henri

Alexis Sanchez duket gjithnjë e më larg Arsenalit dhe këtë drejtim nuk e luan askush.

Legjenda e “Topçinjve”, Thierry Henry, beson se nëse Alexis Sanchez largohet nga Arsenali, mund t’i bashkohet bashkëvendësit Arturo Vidal te Bayern Munich, transmeton Gazeta Express.

Sanchez ende nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re dhe kjo ka rritur spekulimet për një largim të mundshëm gjatë verës nga Emirates Stadium, ku nuk mungojnë ofertat për të nga Serie A, La Liga, Ligue 1, Premierliga e Bundesliga.

“Dua që ai të nënshkruajë kontratën e re, të gjithë e duam këtë”, tha Henry për Sky Sports. “Si tifoz i Arsenalit, dua që ai të qëndrojë gjithë jetën, pasi është e ardhmja e klubit, ashtu si Mesut Ozil”.

“Nëse largohet, ndoshta mund të shkojë në Bayern ose Paris Saint-Germain. Ndoshta në Bayern, pasi aty ka shokun e tij Vidal kështu që do të shohim. Mesazhi im për të: “Ri, mos e dëgjo askënd, gjej një mënyrë, rri”, shtoi më tej ai