Nuk befason, Azari do të jetë futbollisti më i paguar në Premier Ligë

Kryesia e Celsit po përgatit një megakontratë të re për futbollistin e saj, Eden Azar, që do të bëjë atë më të paguarin në Premier Ligë me një pagë javore prej 300 000 sterlinash. Me këtë kontratë, ky futbollist 26-vjeçar belg do të sigurojë të ardhmen e vet në “Stemford Brixh”, ndërkohë që vetë ky klub londinez do ta mbrojë lojtarin e vet më të mirë nga synimet e Realit të Madridit dhe të PSZH-së. Në këtë mënyrë, Azari do ta kalojë Pol Pogban e Junajtidit, paga javore e të cilit është 290 000 sterlina.

Në fakt, ky lojtar belg do të duhet që ta vinte prej kohësh firmën e tij në kontratën e re, sidomos, mbas fitimit nga “blutë” e Londrës së Premier Ligës së sezonit të kaluar, por operacioni që ai bëri në verë, e shtyu nënshkrimin e kontratës së re.