Njerëzit duan futboll në pandemi, Liverpul-Man. Junajtid me rekord shikuesish!

Arritja më e madhe ishte në sezonin 2011-2012, kur Mançester Siti u ndesh me Mançester Junajtidin e Sër Aleks Fergusonit. Ajo sfidë që përfundoi 1-0 me gol të shënuar nga Vinsent Kompani për Sitin mbante rekordin e teleshikuesve të një ndeshjeje të Premier Ligës, madje të të gjitha llojeve të ndeshjeve të dhëna në “Skaj Sports”, me 4.3 milionë njerëz që e ndoqën. U desh të kalonin 9 vjet që një tjetër ndeshje të thyente rekordin, dhe ishte ajo e luajtur në “Anfild”, mes Liverpulit e Mançester Junajtidit. Shifrat janë për mesataren 4.5 milionë teleshikues gjatë 90 minutave, dhe për kulmin prej 4.8 milionë njerëzve që e ndoqën në 5 minutat e fundit. Për fatin e tyre të keq nuk pati gola. Kjo tregon se njerëzit duan argëtim, sidomos në një kohë të vështirë kur epidemia e koronavirusit i ka hequr shumë nga kënaqësitë e jetës.

Sfidanti.al