Një mesazh i qartë i Kumanit për Runin: Nuk dua të shoh më të dehur!

Trajneri i Evertonit, Ronald Kuman, ëshë një njeri që e respekton dhe kërkon mjaft disiplinë në ekipin e tij, kështu që situata e fundit që u krijua, së fundmi, lidhur me futbollistin e tij të sapoardhur, Uejn Runi, që u pa i dehur në publik, e ka zhgënjyer atë. Kumani ka deklaruar shpesh se ai konsideron se Runi është shëmbulli i një futbollisti të shkëlqyer që ndjek dhe zbaton rregullat e trajnerit, ndërkohë që vet Kumani i kërkon këto rregulla nga të gjithë, pavarësisht se për cilin futbollist bëhet fjalë.

Trajneri holandez ka mendimin se Runi është një shembull mjaft i mirë për futbollistët e rinj. Por rasti i fundit i dehjes së Runit në publik e ka zhgënjyer plotësisht Kumanin, duke e detyruar atë që t’i bëjë një paralajmërim të qartë ish-kapitenit të Junajtidit dhe të përfaqësueses angleze se ai nuk ka ndërmend që t’i tolerojë më rastet e tij të dehjes dhe se gjoba tjetër, në rast të përsëritjes së një rasti të tillë, do të jetë 300 000 sterlina ose edhe pezullim nga ekipi.

Para një jave, Runi piu dhe e deh me disa shokë në një bar, jo shumë larg nga shtëpia e tij, ndërsa, me pas, ai u kap nga policia, duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Ky nuk është rasti i parë që Runi konstatohet i dehur në publik.

Sfidanti.al