Një Liverpul “Made in Bundesliga, Klopi synon Rashicën, Vernerin, Sançon!

Ndoshta do të marrë vetëm dy, por gjithsesi lista është pak më e gjatë. Vera e ardhshme pritet të jetë stinë “rindërtimi” tek Liverpuli, me trajnerin Jurgen Klop që po punon pak a shumë si dikur Sër Aleks Fergusoni tek Mançester Junajtid. Pavarësisht emrave të shquar, lavdisë dhe kontributit, në futboll bëhen llogaritë dhe ka ndryshime. Nuk dihet se kush mund të largohet, me gjasë janë Shaqiri (për shkak të dëmtimeve), Lalana e ndonjë tjetër, ndoshta edhe dikush nga sulmuesit që mund të tentohet nga Reali, Barcelona apo Juventusi (Mane?), por Klopi i ka idetë të qarta.

Në verë mund të kemi një Liverpul më shumë “Made in Bundesliga”, pasi emri i Milot Rashicës u shtua në listën e trajnerit gjerman. Mediat raportojnë se të kuqtë janë gati të japin 38 milionë euro për kartonin e shqiptarit të Kosovës, që vlerësohet si një nga zbulimet e kampionatit gjerman. Nga këto, 1.9 milionë euro do t’i merrte ish-klubi i Rashicës, ai i Vushtrrisë. Klopi mendon edhe për sulmuesin Timo Verner të Verderit si dhe për lojtarin e krahut të Dortmundit, Xhejdën Sanço, tepër i talentuar dhe vetëm 19-vjeçar, por me karton ndoshta 120 milionë euro apo më shumë.

Sfidanti.al