Një arstist i topit akuzon Murinjon.. do luftë kur humbet

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi ka thënë se trajneri portugez Jose Murinjo dëshiron luftë e jo futboll kur gjërat nuk shkojnë në të mirë të tij. Pas humbjes  4 me 0 me Çelsin,  trajneri Manchester, Jose Murinjo kishte kritikuar trajnerin e klubit londinez, Antonio Konte për poshtërimin që i bëri Unitedit duke nxitur tifozët edhe kur rezultati  ishte 4 me 0. Murinjo është në “luftë” edhe me trajnerin e Arsenalit, Venger, kurse nuk kishte kursyer as trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop pas barazimit prej 0-0. “Ndonjëherë kur gjërat nuk shkojnë mirë për Murinjo, ai dëshiron luftë e jo futboll. Ashtu ishte edhe te Real Madridi, dhe shpresoj se nuk do ta bëjë këtë edhe në Angli”, ka thënë Xavi për Mirror.