Nga Junajtid do të largohen djemtë e “Epokës së artë imagjinare”

Erdhën për të sjellë me vete ditë më të bukura. Mançester Junajtid pati shumë shpresë tek disa nga blerjet e tij të “zgjedhura”, veçse gjithçka doli një dështim. Flitet për David De Gean, Pol Pogbanë, Romelu Lukakun dhe Aleksis Sançezin. Katër emra që pritej të garantonin një tjetër “Epokë të artë”, pas atyre të brezave të mëdhenj të Sër Aleks Fergusonit në vitet 90-të e 2000.

De Gean e mori vetë Fergusoni në 2011, duke vendosur një rekord të ri transferimi për portierët në Premier Ligë. Të tjerët erdhën me Zhoze Murinjon, me kartonin e Pogbasë që u pagua 105 milionë euro, Lukaku kushtoi 85 milionë euro, ndërsa Aleksis Sançez u shkëmbye me Henrik Mkitarianin.

Të katër këta yje, mjaft të kritikuar në “Old Traford”, pritet të largohen dhe Junajtid të rikuperojë një shifër të lartë financiare, por pritet të shihet sesi do ta përdorë klubi dhe trajneri Ole Gunar Solskjer. Pogba mund të sjellë 150 milionë euro minimalisht (apo edhe 170 milionë), Lukaku 70 milionë, De Gea 80 milionë, ndërsa Aleksis Sançez më pak.

Sfidanti.al