Nga Bayerni te Swansea; ‘aksi’ i karrierës së Renato Sanches

Erdhi me shumë bujë te Bayerni i Mynihut për 40 milionë Euro, por duket se karrierën do ta vazhdojë te Swansea. Kjo është ajo që theksohet në median britanike në lidhje me talentin portugez, Renato Sanches i cili do të kalojë te skuadra britanike në formë huazimi. Sanches ishte vënë në shënjestrën edhe të disa klubeve të tjerë me peshë në Evropë, por ishte Swansea që e fitoi garën për të. Mendohet se ndikim të madh në vendimin e luzitanit për të zgjedhur kalimin  në Premier League ka pasur Paul Clement, ish zv/trajner i Bayernit të Mynihut me këtë të fundit që i premtoi mesfushorit se do ta aktivizojë rregullisht në te gjitha ndeshjet e kampionatit.

sfidanti.al