Në Arsenal – Man.Siti aplikohet rregulli i ri, bëhen katër ndërrime

Arsenali kaloi në finale të FA Kupës së Anglisë, kurse Mançester Siti u eliminua, pasi ekipi londinez fitoi 2-1, dje, në ndeshjen gjysmëfinale të kësaj kupe. Sidoqoftë, kjo ndeshje do të mbetet e shënuar në histori, pasi, në të, për herë të parë, u aplikua rregulli i ri që lejon të bëhen katër zëvendësime nga një ekip dhe të cilin, në fakt, e aplikoi vetëm ekipi i Pep Guardiolës. Në realitet, ky rregull i ri ka hipur në fuqi që në fillim të sezonit dhe vlen për ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Ndërrimi i katërt nuk mund të bëhet para fillimit të vazhdimit të ndeshjes. Në min. e 106-të, Guardiola nxori Sterlingun që kishte hyrë në fushë në pjesën e parë, duke zëvendësuar Agueron e dëmtuar, dhe në lojë hyri Iheanaço. Vengeri, ndërkohë, nuk e shfrytëzoi këtë të drejtë tek Arsenali. Ky rregull, në fakt, për herë të parë, është aplikuar në Kupën e Amerikës 2016 dhe, me pas, atë nisi ta zbatoi edhe Anglia, kështu që pritet që atë mund ta zbatojnë edhe në vende të tjerë të Evropës.

Sfidanti.al