Ndodh në Angli: “Më duket se jemi parë bashkë edhe më parë”

Xhejms Milner u bë “viktimë” e kartonit të kuq të shtunën në Premier Ligën angleze, dhe njeriu që i dha dy të verdha, dhe e nxorri jashtë, qëlloi që ishte një njohje e tij e vjetër. Një ditë më pas, të dielën, në Tuiter doli një foto që tregonte gjyqtarin Xhon Mos (Jon Moss) si mësues në shkollën ku ishte edhe Milneri.

Madje, fotoja ishte e tillë që tregonte Mosin si trajner, dhe Milnerin si lojtar, në moshë mjaft të vogël. Nuk dihet nëse ata të dy i dhanë të njohur njëri-tjetrit, jo vetëm pasi kanë kaluar shumë vite, por edhe sepse tensioni në ndeshjet e Premier Ligës është i lartë.

Sfidanti.al