Nasri kundër të gjithëve: Venger është shumë i madh për t’u përfolur

Samir Nasri, i cili aktualisht luan tek Sevilia, ka thënë se lojtarët e Arsenalit duhet të marrin më shumë përgjegjësi dhe se nuk duhet hedhur fajin për gjithçka vetëm trajnerit. “Nuk mund ta kritikoni dikë si Venger, është e pamundur,” ka thënë Nasri për Sky Sports. Sipas tij, Arsenali ka qenë klub i madh, por Venger e ka bërë atë edhe më të madh.

“Njerëzit duhet të tregohet të drejtë, sepse nuk është faji i tij pse Arsenali gjendet në këtë situatë, është faji i lojtarëve. Janë lojtarët ata që i prodhojnë rezultatet në fushë. E kam të vështirë të pranoj këto që thuhen për të, pasi Venger më bëri lojtar të madh, pikërisht kur isha tek Arsenali”, ka thënë Nasri.