Murinjo “vë bast” për Kejnin, vë në sedër Dele Alin!

Fillimi është i gjithi prej mjalti, por vetëm fusha do ta tregojë. Zhoze Murinjo tregoi qartë sesa i ka munguar profesioni këta 11 muaj, aq sa duket vërtet njeri tjetër. Puna e parë që bëri si trajner i Totenhemit ishte yshtja e Harri Kejnit për të qendruar. “Këtë vit nuk e fitojmë dot titullin, – tha portugezi, – por, mund ta bëjmë vitin tjetër. Duhet ta ndihmojmë Harrin që të fitojë tituj”. Kjo është e ndryshme nga ajo që bënte Maurisio Poçetino, një trajner që nuk ishte mësuar të fitonte tituj, dhe që fliste gjithnjë për kualifimin në Champions.

Në këtë aspekt, jemi1-0 për Murinjon, ndonëse fitoret nuk arrihen me fjalë. Së dyti, Murinjo u desh të nxiste lojtarët që të luanin më mirë se deri tani. Disa fjalë për Eriksenin, Alderveireldin, por sidomos për Dele Alin. “Ti je Dele apo vëllai i Deles?” – i tha trajneri sulmuesit, dhe kur mori përgjigjen shtoi: “Atëherë luaj si Dele”. Të shohim nëse do të funksionojë dhe nëse Murinjo është vërtet njeri tjetër.

Sfidanti.al