Murinjo-Pogba, episodi i radhës; lojtari në stol për modelin e flokëve

Qetësia në raportet mes Zhoze Murinjos dhe Pol Pogba duket se zgjati shumë pak. Në ndeshjen mes Mancester Junatid dhe Jang Bojs mesfushori nuk ishte titullar dhe e nisi atë nga pankina duke shkaktuar jo pak habi. Sipas të përditshmes ‘Metro’, motivi i kësaj zgjedhjeje të Murinjoës është i lidhur me një episod të ndodhur të premten e kaluar gjatë grumbullimit të skuadrës për Kristal Palas në Premier League.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, pogba  që duhej të ruante përqendrimin në maksimum për ndeshjen e radhës, vendosi që të ndryshojë modelin e flokëve, kështu që ai i telefonoi parukierit të tij për t’u marrë me lookun e tij të tij. Trajneri Murinjo e mësoi shumë shpejt veprimin e Pogbasë të cilin ai duket se e konsideroi si mungesë të profesionalizmit dhe respekti në drejtim të shokëve të tij të skuadrës duke e ndëshkuar futbollistin me uljen e tij në stol në sfidën e mesjavës në Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al