Murinjo nuk ndryshon, gjen Klop si viktimën e rradhës

Hoze Murinjo nuk ndryshon kurrë, madje vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji, duke thumbuar rivalët, si për të bërë të ditur se është superior. Trajneri i Mançester Junaited, ka ngacmuar paksa atë të Liverpoolit, Jurgen Klop, para sfidës mes “Djajve të Kuq” dhe “Redsave”, që zhvillohet këtë të dielë.

Ky reagim i teknikut portugez erdhi pasi Klop tha, se ai dhe Murinjo janë shumë të ngjashëm. “Ai mezi e  pret këtë ndeshje, ashtu si unë. Ai është i motivuar, ashtu edhe unë. Por, nuk jam i sigurt, nëse është i qetë sikurse edhe unë”, ka thënë Murinjo.